Ditari i Opozitës

“300 fëmijë kanë mbetur pa shkollë”/ Denoncimi i Dhurata Çupit: Prindërit e nxënësve dyshojnë për një aferë korruptive

“300 fëmijë kanë mbetur pa shkollë”/ Denoncimi i

Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi ka denoncuar mbylljen e një shkolle si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti dhe pa dhënë asnjë informacion se çdo të bëhet me nxënësit e asaj shkolle.

Në një postim në rrjetet sociale, Çupi shkruan se në ish komunën Suç të Klosit, shkolla është mbyllur si e dëmtuar nga tërmeti që prej shtatorit të kaluar dhe 300 fëmijë dhe mësues janë shpërndarë në fshatra të tjerë, pa u dhënë familjeve asnjë shpjegim çfarë po bëhet me shkollën.

Kandidatja demokrate shton më tej se prindërit e nxënësve dyshojnë për një aferë korruptive në kurriz të fëmijëve të tyre dhe kërkojnë me këmbëngulje të kenë shkollën funksionale sa më shpejt.

Postimi i plotë:

Braktisja e qeverisë ndaj banorëve të qarkut Dibër dhe aferat korruptive me tërmetin nuk kanë kursyer as fëmijët.
Në ish komunën Suç të Klosit, shkolla është mbyllur si e dëmtuar nga tërmeti që prej shtatorit të kaluar. 300 fëmijë dhe mësues janë shpërndarë në fshatra të tjerë, pa u dhënë familjeve asnjë shpjegim çfarë po bëhet me shkollën.
Për shkak të mbylljes së papritur të shkollës shtatorin e kaluar, gati 1 vit pas tërmetit, prindërit e nxënësve dyshojnë për një aferë korruptive në kurriz të fëmijëve të tyre. Janë rreth 300 familje në Suç që kërkojnë me këmbëngulje të kenë shkollën funksionale sa më shpejt.
Ne nuk do t’i lëmë fëmijët në duart e matrapazëve të tërmetit. Me Partinë Demokratike në qeveri, shkolla jo vetëm do të ndërtohet me shpejtësi, por fëmijët do të kenë kushte moderne për të mësuar dhe paga më e ulët për mësuesit do të jetë 700 euro.
Ndryshimi i vërtetë nis me votën tonë! Dilni masivisht në votime për familjet tuaja dhe votoni 9, votoni PD.

Të fundit