Flash News

Ditari i Opozitës

5 vite nga skandali i tenderave të maskave të COVID-19, Vokshi: Krim i mbuluar me sekret shtetëror

5 vite nga skandali i tenderave të maskave të COVID-19, Vokshi: Krim i

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzon qeverinë për mungesë drejtësie pas skandalit të maskave dhe mjeteve mbrojtëse gjatë pandemisë COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi kujton se 5 vite më parë, kryeministri Rama dhe ministrja Manastirlliu shpallën “sekret” tenderat për blerjen e këtyre pajisjeve, duke i paguar dyfish e trefish të çmimit real, ndërsa qytetarët nuk mund të siguruan kura jetike.

Postimi i plotë:

5 vite pa drejtësi!

Në kulmin e pandemisë, Rama–Manastirlliu shpallën “sekret” tenderat e maskave dhe mjeteve mbrojtëse, duke i blerë me dyfish e trefish të çmimit real, ndërsa qytetarët s’kishin mundësi të siguronin kura jetike.

Denoncova publikisht këtë krim!

Depozitova një Kallzim në SPAK për këtë aferë kriminale ku u abuzua me paratë e shëndetit të qytetarëve.

5 vite më pas, asgjë nuk ka ndodhur. Rama e Manastirlliu nuk janë hetuar, ndërkohë që shumë qytetarë humbën jetën për shkak të këtij abuzimi. Për shkak të abuzimeve marramendëse, niveli i vdekshmërisë në Shqipëri gjatë COVID19 ishte më shumë se dyfishi mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.

Ky është krim i mbuluar me “sekret shtetëror”. Një vjedhje e bërë mbi kurrizin e shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira.

Shqiptarët meritojnë drejtësi!

Abuzuesit duhet të ndëshkohen për cdo qindarkë të parave të shëndetit të vjedhur!

 

 

Të fundit