Flash News

Ditari i Opozitës

6 deputetë të rinj nuk shkuan te ‘leksionet’ e Berishës? Ja si qëndron e vërteta

6 deputetë të rinj nuk shkuan te ‘leksionet’ e

Pas një publikimi nga një media pranë qeverisë, ku pretendohej se gjashtë deputetë të Partisë Demokratike nuk kishin marrë pjesë në programin e Trajnimit për Deputetët e Rinj me kryedemokratin Sali Berisha, burime nga PD kanë sqaruar se lajmi është i pasaktë. 

Po ashtu, edhe nga një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet e tyre sociale, rezulton se pjesa më e madhe e deputetëve të përmendur kanë qenë të angazhuar në aktivitete politike në terren.

Kështu, sipas burimeve zyrtare nga Partia Demokratike Kliti Hoti ka qenë i pranishëm në takim dhe ka kontribuar aktivisht në diskutimet e zhvilluara.
Denisa Vata ndodhej në fushatë në zonën e Matit, ku po zhvillonte takime me qytetarët dhe strukturat lokale.

Ivi Kaso ka qenë në një aktivitet politik në Korçë dhe pritet të ketë një lidhje direkte nga atje në orën 21:00 për të raportuar mbi zhvillimet.

Edhe deputeti Arjan Ndoja thekson në facebook se ka qënë në qytetin e Durrësit, si ne takim si përfaqësues i PD.


Manjola Luku po ashtu ka qenë e angazhuar në një tjetër aktivitet politik dhe nuk ka munguar në komunikimin me grupin parlamentar.

6 deputetë të rinj nuk shkuan te ‘leksionet’ e
Ndërkohë, Besart Xhaferri ndodhet në SHBA në një aktivitet të IDU.

Ky reagim vjen në një moment kur opozita po intensifikon aksionin politik pas publikimit të raportit të ODIHR, duke kërkuar reformë zgjedhore dhe rikthim të standardeve demokratike në vend.

Të fundit