Flash News

Ditari i Opozitës

6 dhjetori/ Berisha: Protestojmë para kryeministrisë, është i panevojshëm autorizimi i policisë

6 dhjetori/ Berisha: Protestojmë para kryeministrisë, është

Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë mbërrijnë 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian në kuadër të samitit të BE. Sipas Policisë, organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. 

Por më herët, kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se protesta e 6 dhjetorit do mbahet para kryeministrisë dhe se është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë.

PD ka njoftuar, është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë.

Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë.

Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigja? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar.

Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën,” tha Berisha.

“Kam marrë mbështetjen e plotë nga Ilir Meta për 6 dhjetorin,” tha kryedemokrati.

Të fundit