Flash News

Ditari i Opozitës

8 janari, Bardhi: Kishim informacion se në selinë e PD mund të kishte zjarrvënie

8 janari, Bardhi: Kishim informacion se në selinë e PD mund të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zbardhur të tjera detaje lidhur me protestën e 8 janarit në selinë e PD.

I ftuar në Opinion, Bardhi thitë se ditën e protestës ka pasur informacion se godina mund të përfshihej në flakë.

“Ka pasur një informacion se godina mund të përfshihej në flakë, ka pasur informacione të besueshme se mund t’i vihej flaka godinës”, tha Bardhi.

Më tej numri dy i PD shtoi se personat që kanë përdoret fikëset e zjarrit nuk kanë qenë të trajnuar për ta bërë një gjë të tillë.

“Nuk ka patur përgatitje apo mendim se do të përdoreshin fikëset e zjarrit. Nuk kishte një mendim që do të përdoreshin fikëset e zjarrit. Bombolat e zjarrit janë përdorur në mënyrë spontane. Atë ditë kishte më shumë fikëse zjarri se kishte informacione se mund të kishte zjarrvënie”, shtoi ai.

 

Të fundit