Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha zbardh bisedën: Basha më tha se ambasadorja kërcënonte, s'mund të rrija duarkryq

Berisha zbardh bisedën: Basha më tha se ambasadorja

Një qytetar ka kërkuar nga ish-kryeministri Sali Berisha të dijë nëse nisma e quajtur ‘Foltore’ do të ekzistonte nëse Lulzim Basha nuk do ta kishte përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Berisha tregoi një episod kur Basha i ka komunikuar fillimisht Berishës se ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte duke adresuar kërcënime drejt tij. Zanafilla e ‘Foltores’ sipas Berishës, është pikërisht momenti kur Basha e përjashtoi nga grupi i PD-së, duke deklaruar se ‘Foltorja’ u mblodh me qëllim që t’ rikthejë partisë sovranitetin.

“Lulzim Basha ishte njëri nga ata të cilët punonte së bashku me Edi Ramën në projektin e George Soros, unë këtë e dija. por nuk më pengonte aspak, që të bëja gjithçka për fitoren e PD-së. Po them që 8 muajt e fundit unë jam përpjekur me të gjithë forcën nga studio në studio për të promovuar kryetarin tonë që ne të fitonim. Më datën 19 maj unë shpallem non-grata. Më 20 maj kam deklaruar se unë kam vendosur të tërheq vendimin tim të largimit pa kthim. Sepse mendova çfarë kam bërë unë që këta më sanksionuan. Kisha mbrojtur interesin kombëtar, i isha kundërvënë copëtimit dhe ndarjes së kufijve në Kosovë, kisha denoncuar krimin dhe drogë. Me kryeartin nuk mund të pajtohesha sepse kishim 4 humbje njëra pas tjetrës. Ajo që s’mund të bëja ishte të hyja në garë. Kur ishte çështja e sovranitetit, më thotë se ambasadorja po kërcënon. I thashë e di si është puna Lulzim, i thuaj se Sali Berisha nuk pyet për kërcënime. I them që mandati, që nuk do mundet ndonjëherë sa ky vend të jetë i lirë, nuk mund të diktojë se kush do jetë në Parlament e kush jo. Pas një jave më merr në telefon dhe më komunikon një vendim që s’kishte lidhje. Ky e dinte që Këshilli Kombëtar s’do votonte kurrë një gjë të tillë, dhe mori vendimin vetë. Në këtë rast a mund të rrija duarkryq? Jo. Nuk ishte problem personal, sa ç’ishte sovraniteti i partisë”, u shpreh Berisha.

Të fundit