Flash News

Ditari i Opozitës

A do i kërkoni SPAK të hetojë Bashën? Berisha: Ai nuk shkon dot në SHBA për shkak të dosjes për lobin rus, u kthye nga Roma

A do i kërkoni SPAK të hetojë Bashën? Berisha: Ai nuk shkon

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sërish se Lulzim Basha nuk mund të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Berishës kjo ndodh për shkak të lobit rus pasi dosja Muzin është e hapur atje dhe nëse Basha shkel në SHBA do përballet me ligjin. Ai shtoi se dosjen e Bashës e mbylli kryeministri Edi Rama.

“Pyeteni Lulzim Bashën për çfarë arsye u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi dot në SHBA? E ka të hapur dosjen Muzin, nëse shkonte përballej me ligjin kjo ndodhte. Dhe ndaj u kthye. U nis me Gjekmarkajn në Washington, ai u kthye. Për të mos folur pastaj për dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Nëse ka një njeri që për afera kontakte duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij është Lulzim Basha”, tha Berisha.

Ky i fundit shtoi se dosjen e Bashës e mbylli kryeministri Edi Rama. I pyetur nëse do i këkronte SPAK-ut që të hetonte Bashën, Berisha tha se SPAK kontrollohet nga qeveria.

“Po bën shaka? A nuk ia mbylli SPAK dosjet, ata mbyllin dosjet, unë të kërkoj që t’i hapin sërish, të lutem shumë. Ata vetë ia mbyllin, madje edhe Rama e ka thënë, SPAK është krijesa e Partisë Socialiste”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit