Flash News

Ditari i Opozitës

A do jepni dorëheqjen nëse i humbni sërish zgjedhjet? Si përgjigjet Basha

A do jepni dorëheqjen nëse i humbni sërish zgjedhjet? Si

Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë nëse do të japë dorëheqjen në qoftë se në 25 prill humbet sërish zgjedhjet.

Basha tha se kjo pyetje e ka përgjigjen brenda, ndërsa sulmoi kundërshtarrin e tij, kryeministrin Edi Rama duke thënë se ç'ka s'ka bërë në 8 vite, s'do ta bëjë më.

"Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqiptarët se vendi po shkon në drejtimine  duhur, se vendi ka shkëlqyer dhe i ka kryer detyrat e veta, se kemi 300 mijë vende pune shtesë, shëndetësi e legalizimet falas? Brenda kësaj është përgjigje. Cfarë s'ka bërë Rama për 8 vite, nuk ka për ta bërë më. Shqiptarët janë të mencur dhe do ta provojnë me votën e tyre më 25 prill. Nuk ka ndryshim pa larguar Ramën", u përgjigj Basha.

 

Të fundit