Flash News

Ditari i Opozitës

A do ta përjashtoni Berishën, nëse bëheni kryetar i PD? Kadilli: Ish-kryeministri është institucion

A do ta përjashtoni Berishën, nëse bëheni kryetar i PD?
Fatbardh Kadilli

Kandidati për kryetar i PD-së Fatbardh Kadilli u pyet nëse do ta përjashtonte ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë në qoftë se do të bëhet kryetar i partisë.

Ai tha se platforma e tij është për një parti të bashkuar, duke shtuar se Berisha është institucion më vete dhe jo deputet. Kadilli nënvizoi se ish-kryeministri e vendos vetë distancën mes vetes dhe PD-së.

“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes institucionit mes PD-së dhe tij, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.

Ky i fundit prezantoi sot platformën, e cila synon një PD të bashkuar dhe të hapur, duke listuar edhe zotimet e tij.

 

Të fundit