Flash News

Ditari i Opozitës

A do të angazhohet Argita Malltezi politikisht në PD? Berisha: Vajza ime e vendos vetë

A do të angazhohet Argita Malltezi politikisht në PD? Berisha: Vajza

Kryedemokrati Sali Berisha foli për fjalimi i vajzës së tij, Argita Malltezi në Kuvendin Kombëtar në 2 dhjetor.

I pyetur në A2 CNN nëse e bija do të angazhohet më shumë politikisht në PD, Berisha tha se ajo nuk ka shprehur ambicie, por nëse në të ardhmen do të dëshirojë, rruga për të është e hapur.

 “Vajza ime, të gjitha qëllimet e saj i ka nga vetja e saj dhe jo nga Sali Berisha. A do të jetë më shumë aktive apo jo, atë e vendos ajo...Fëmijët e mi kanë një aktivitet të pamohueshëm, angazhim në PD. Por të dy kanë preferuar të dy jetën e tyre private.”

Ndërsa, i pyetur për seancën e Këshillit të Mandateve që do të mbahet më 18 dhjetor, ish-kryeministri deklaroi se do të diskutojë fillimisht me avokatët e tij.

Sa i përket aksionit opozitar, duket se mosbindja civile, siç janë shprehur shpesh demokratët, do të vijojë. Kreu i Rithemelimit nuk dha detaje, por vetëm bëri të ditur se protesta njëditore nuk do të ketë me.

“Do të jetë shumëformëshme dhe fitimtare. Nuk përjashtojmë edhe elementë të mosbindjes civile. Do t’i marrim me radhë të gjitha rastet”, tha ai.

Të fundit