Flash News

Ditari i Opozitës

A do të dëshmojë Berisha? Përgjigjet Lela: Policia të rrijë në vrimen e saj që qelbet era këmbë korrupsioni

A do të dëshmojë Berisha? Përgjigjet Lela: Policia të

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka bërë një reagim publik, pas insistimit të gazetarëve për të ditur nëse kryedemokrati Sali Berisha do të dëshmojë në polici për incidentin e djeshëm.

Lela thotë se Berisha e dha dëshminë publikishit, referuar fakteve të paraqitura në konferencën e djeshme pas përfundimit të protestës.

Më tej, Lela thekson se policia duhet të tërhiqet nga seria e provokimeve.

“Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton!!!

Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni! Ja edhe deshmia me poshte!”-shkruan Lela.

Të fundit