Flash News

Ditari i Opozitës

A do të garojë për Bashkinë e Tiranës përballë Manastirliut? Përgjigjet Ilir Alimehmeti

A do të garojë për Bashkinë e Tiranës

Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, kryeqyteti pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Partia Socialiste ka shpallur si kandidate për këtë garë ish-ministren e Shëndetësisë, **Ogerta Manastirliu**.

Nga ana tjetër, në radhët e opozitës po diskutohen disa emra, mes tyre edhe ai i **Ilir Alimehmetit**, i cili ishte i ftuar në studion e News24 për të folur mbi mundësinë e kandidimit.

Alimehmeti u shpreh se çdo kandidat duhet të ketë një projekt të qartë për qytetin, të cilin më pas e shqyrton kryetari dhe kryesia e Partisë Demokratike. Ai tha se personalisht ka një projekt katërvjeçar të përgatitur, që synon zhvillimin e Tiranës dhe bashkëpunimin me Këshillin Bashkiak.

Unë e kam një projekt që e kam paraqitur që në vitin 2022, për një mandat të plotë, bashkë me këshillin bashkiak. Ky është programi im. Nuk ka asnjë trembje. Nëse ky projekt pranohet, do të kemi një diapazon veprimesh të qarta për të shkuar përpara,” deklaroi Alimehmeti.

Ai theksoi se kohëzgjatja e mbetur nga mandati i lënë përgjysmë nga Veliaj nuk është e mjaftueshme për implementimin e një programi të plotë, ndërsa la të kuptohet se synimi i tij është një plan i qartë për vitin 2027.

Sipas tij, programi ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Tiranës dhe sigurimin që bashkia të ofrojë më shumë shërbime dhe mundësi për të gjithë banorët e kryeqytetit.

Të fundit