Flash News

Ditari i Opozitës

A do të kandidojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës? Alimehmeti: Ndryshojnë kushtet

A do të kandidojë përballë Manastirliut për

Mjeku, njëherësh ish-kandidati për deputet i PD, Ilir Alimehmeti ka folur sërish mbi mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e pjesshme.

Në kushtet kur tashmë PS ka zyrtarizuar Ogerta Manastirliun si kandidate, Alimehmeti ka lënë të kuptohet se nuk do jetë kandidat i opozitës për Tiranën. I ftuar në News24 ai argumentoi se koha është e pamjaftueshme.

“Unë kam garuar në 2022 në Primare për një proces që ishte në 2023. Qoftë dhe koha e mandatit, qoftë dhe koha e përgatitjes ishte e plotë, në këto momente jemi në kushte të ndryshme”, tha Alimehmeti. 

Të fundit