Flash News

Ditari i Opozitës

A do jetë pjesë e PD nëse humb në 13 qershor? Shehaj: Po, nëse Basha nuk më përjashton

A do jetë pjesë e PD nëse humb në 13 qershor? Shehaj: Po,

Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj u pyet gjatë konferencën që mbajti me mediat se si do jenë raportet e tij me liderin aktual, Lulzim Basha nëse humb në zgjedhjet e 13 qershorit, si dhe a do vijojë të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD.

Shehaj tha se do vijonte të ishte nëse nuk përjashtohej.

“Nëse nuk më përjashton po… Thashë ishte një batutë, nuk pres që ai të më përjashtojë nëse humbas zgjedhjet. Jo vetëm për Bashën por për të gjithë. Çfarë do të thotë çfarë raporti do të mbaj? Unë nuk kam inat personal me Bashën. Shpresoj që ai mos të mendojë se unë po i bëj diçka për inate personale”, tha Shehaj.

I pyetur se cili do ishte qëndrimi i tij për figurat e njohura të PD tashmë të larguara nga partia nëse do të fitojë postin e kreut të PD, Shehaj tha se partia duhet të jetë e hapur.

Nuk duhet të futem në detaje, por PD duhet të jetë e hapur, nuk duhet ta kenë mirë me mua, vendimet duhet ti marrin anëtarët e PD-së, PD nuk është dhe nuk duhet të jetë e askujt.

Cdo kryetar ka mundësinë të fitojë dhe të konkurrojë vetëm njëherë për të fituar zgjedhjet dhe pastaj duhet të largohet. Demokratët do të vendosin. PD duhet të jetë e hapur dhe demokratët do të vendosin kush do të ecë dhe kush jo” tha ai.

Të fundit