Flash News

Ditari i Opozitës

Gara në PD, Shehaj: Jam i bindur se Basha fatkeqësisht nuk na çon në fitore, në parti s’ka meritokraci

 Gara në PD, Shehaj: Jam i bindur se Basha fatkeqësisht nuk na  

Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj ka deklaruar hapur se kandidon për kryetar të Partisë Demokratike pasi shprehet i bindur se lideri aktual, Lulzim Basha nuk e çon partinë drejt fitores.

Në një konferencë për shtyp lidhur me vendimin e tij për të qenë një nga 4 kandidatë në PD për kryetar, Shehaj thotë se ky nuk mendim i tij personal, por është bindur siç thotë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

“Asnjë arsye personale. Jam bindur pas 25 prillit se Basha fatkeqësisht nuk e con PD në fitore. Është bindje personale. Jam i bindur se nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet dhe të ndryshojë Shqipërinë, duhet të ndryshojmë lidershipin e PD.

Një nga problemet e PD është mungesa e meritokracisë. Ne do vlerësojmë ata që punojnë. Në këtë mënyrë mundim Ramën”, u shpreh Shehaj, gjatë konferencës me gazetarët.

Të fundit