Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidon për kryetar të PD, Shehaj: Për të mundur Ramën, PD ka nevojë për një udhëheqës të pakorruptueshëm

Kandidon për kryetar të PD, Shehaj: Për të mundur

Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj ka mbajtur në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD.

Shehaj thotë se PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2025, ndërsa shton se mosndryshimi i udhëheqjes së PD është rruga e sigurt për një humbje tjetër.

Më tej, Shehja propozon që në statutin e PD të sanksionohet që kryetari i PD duhet të ketë një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqjes kur humbet zgjedhjet parlamentare, duke mos kandiduar më pa asnjë justifikim.

"PD duhet të ndryshojë sot, që të jetë e mundur të ndryshojë Shqipërinë nesër.

Në 13 qershor qytetarët e PD do vendosin nëse duan të fitojë apo të humbasin prapë në zgjedhjet e 2025. Mosndryshimi i udhëheqjes së PD është rruga e sigurt për një humbje tjetër. Kam ndershmërinë, përvojën e aftësinë për ta cuar PD në rrugën e fitores.

Rama është politikan i korruptuar. Për të mundur regjimin e tij, PD ka nevojë për një udhëheqës ndryshe nga ai të pakorruptueshëm , me kuraje dhe gjithëpërfshirës.

Me këto vlera do rikthejmë besimin e qytetarëve te PD dhe do ta çojmë drejt fitores. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë që të jetë demokratike dhe meritokratike.

Propozoj që në statut të sanksionohet që kryetari i PD duhet trë ketë një mundësi për të ardhur në pushtet dhe të japë dorëheqjes kur humbet zgjedhjet parlamentare, duke mos kandiduar më pa asnjë justifikim.

PD duhet të bëhet partia e konkurrencës. Propozoj që në statut ë sanksionohet parimi i zgjedhjes së kandidatëve për deputet nga anëtarësia me parimin një anëtar, një votë. Kështu do fuqizojmë anëtaret dhe do sjellim njerëzit më të zotë që duna të japin kontributin e tyre në parti dhe PD", tha Shehaj. 

Të fundit