Flash News

Ditari i Opozitës

A po e vini në pozitë të zgjedhë mes jush dhe SHBA? Berisha tregon a kontaktoi me Bashën pas deklaratës së Kim

A po e vini në pozitë të zgjedhë mes jush dhe SHBA? Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar nëse ka komunikuar me kryedemokratin Lulzim Basha pas deklaratës së fortë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim nga selia e PD, nga ku kërkoi që PD të distancohet nga Berisha në nisjen e sesionit të ri parlamentar. 

I pyetur në një intervistë në Ora News nëse ka komunikuar me Bashën dhe se çfarë qëndrimi do të mbajë PD pas deklaratës së Kim, Basha tha se nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin, por përsërit qëndrimin e tij të prerë për të vijuar misionin e tij dhe për të qenë në shtator në parlament.

“Basha as nuk me tha, as si kërkova. Qëndrimi im është i prerë. Jam në misionin tim të besuar nga qytetarët shqiptarë. PD nuk mund të behet kurrë parti e dhunimit të lirive të drejtave të qytetarëve apo sovranitetit të saj dhe vendit. Ftoj cdo përfaqësues cilindo të paraqesë cdo fakt të vetëm të vërtetë”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse po e vë Bashën në pozicion të vështirë të zgjedhe mes tij dhe SHBA, Berisha tha “Përkundrazi, pozitë e vështirë do ishte nëse unë nuk do bëja këtë që po bëj, që të qëndroja për dinjitetin njerëzor, liritë e njeriut. Një parti që nuk qëndron për këto themele meriton të mos ekzistojë. Kjo është e vërteta e është e qartë për cdo demokrat”.

 

Të fundit