Flash News

Ditari i Opozitës

A po përpiqet të sfumojë Basha "Foltoren" e Berishës në Fier?

A po përpiqet të sfumojë Basha "Foltoren" e

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një takim me demokratët e Fierit. Një ditë më parë, në media qarkulluan lajme se kryedemokrati Lulzim Basha u takua në selinë blu me drejtuesit e PD në Fier.

Ndërkohë dhe deputeti Flamur Noka hodhi akuza se Basha po ushtron presion mbi drejtuesit politik të PD-së në Fier, me qëllim sabotimin e "Foltores" së Berishës.

"Basha ka thirrur drejtuesit e PD-së në Fier që të jenë nesër në Tiranë. Por asgjë nuk e ndal rrugëtimin e Foltores. Po vazhdon presioni ndaj strukturave të PD për të ndaluar rrugëtimin e Fierit", tha Noka.

Dje Basha mblodhi grupin parlamentar, ku u diskutua për strategjinë e opozitës në Parlament. Mbledhja e grupit është shoqëruar edhe me debate. Vendimi për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha ka përplasur sërish deputetin Flamur Noka dhe kryedemokratin Basha.

“Vendimi ndaj Berishës thikë pas shpine. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD-në të bashkuar. Ai duhej lënë forumeve të PD-se ta merrnin. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marre Kuvendi Kombetar”, ka thënë Noka.

Ndërsa kreu i demokratëve Lulzim Basha i është përgjigjur “Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend sepse s’mund të ketë kuvend anti-amerikan".

Ndërkohë sot kryetari i Partisë Demokratike pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e degëve të PD-së në Kukës dhe Shkodër.

 

  

Të fundit