Flash News

Ditari i Opozitës

"A po shantazhohet prokurori Prençi?", Bardhi: SPAK po pengon hetimin ndaj Ballukut

"A po shantazhohet prokurori Prençi?", Bardhi: SPAK po pengon

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka konsideruar zv.kryeministren Belinda Balluku si zyrtaren më të korruptuar në 35 vitet e fundit. 

Pèrmes një postimi në facebook ai risjell një pjesë nga deklarata e kryedemokratit Sali Berisha një dite më parë, i cili tha se ka një video-regjistrim për korrupsionin ndaj Ballukut.

Andaj, Bardhi ngre pyetjen ndaj SPAK nëse është ky videoregjistrim arsyeja e shantazhit dhe sulmeve ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prençi? 

 "Belinda Balluku është zyrtari më i korruptuar në këto 35 vite i shtetit shqiptar, me kg prova të depozituara në SPAK. Për fat të keq deri më tani SPAK na ka provuar se nuk ka guxim për të hetuar me profesionalizëm dhe paanësi aferat ku është e përfshirë Belinda Balluku.

Pas denoncimit të Kryetarit të Opozitës, pyetja ime për SPAK është:
- A është ky videoregjistrim arsyeja e shantazhit dhe sulmeve ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, siç bëjnë me dije burime të mirëinformuara?
- Kush po e pengon dhënien rrugë të një hetimi të përfunduar për Belinda Ballukut dhe përgjegjësinë e saj për disa afera korruptive?
Përgjegjësia për aferat korruptive mund të zvarriten, mund të vonohen, mund të pengohen për pak kohë, por kurrë nuk mund të fshihen", shkruan Bardhi. 

Të fundit