Flash News

Ditari i Opozitës

A rrezikon PD-ja ndarjen? Berisha: S’ka asgjë ndarëse, përpjekja e Lulzim Bashës është banale

A rrezikon PD-ja ndarjen? Berisha: S’ka asgjë ndarëse,

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nisma e tij për të thirrur Kuvendin nuk e ndan Partinë Demokratike, por e çon atë drejt bashkimit. Sipas tij, është vetëm një përpjekje e Lulzim Bashës që e shtyn në qëndrime absurde.

“Në fakt po e çon drejt bashkimit të Partisë Demokratike. Ajo çka po bën anëtarësia e PD-së po i përmbahet me rigorozitet statutit. Tjetër është problem se mendësia e pengut dhe detyrimi që i bën Rama, i shtyn ata në qëndrime absurde, deklarata të shpëlara. Asgjë s’ka ndarëse. Kuvendi mbahet në datë 11. Nuk janë delegatët që provokuan. Ju e keni parë zemërimin që shpërtheu në shtator ndaj kryetarit. Por pas atij zemërimi demokratët vendosën të flasin me firmën e tyre. Përpjekja e Lulzim Bashës është banale, qesharake, e pabesë, e pashpresë, të gjitha llojet epiteteve mund t’i vini”, tha Berisha.

Të fundit