Flash News

Ditari i Opozitës

“A të keqen hajde të pajtohemi”, Korreshi tregon pse u përplas Bardhi me Bashën

“A të keqen hajde të pajtohemi”, Korreshi tregon pse u

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka zbuluar detaje nga përplasje në parlament mes Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës.

Korreshi tha se shkak për nisjen e përplasjes ishte komunikimi nga ana e Bashës. Sipas tij Bardhi është nga ata persona i cili nuk toleron t’i flasin persona me të cilët është përplasur, pasi ka qëndrimin e tij.

“Basha s’i tha gjë i tha “a të keqen hajde të pajtohemi”. Kjo ishte për humor. Bardhi nuk është nga ata tipa që loz me lojëra fjalësh. Nuk mund ta përshëndesësh kur më parë i ke dërguar një shkresë qesharake. Është njësoj kur na zuri në pritë në mbledhjen e Kryesisë që na dha dorën, kështu funksionon ai.

Zoti Bardhi i tha merru me ndonjë tjetër jo me mua me këtë formë, kaq ishte. Basha është e kotë që ta jep dorën, se ditën të jep dorën dhe natën të bën pritë. As na përshëndet dhe as nuk e përshëndesim”, tha Korreshi.

Të fundit