Flash News

Ditari i Opozitës

Açka akuza socialistëve: Në dy makina kriminelësh, janë gjetur fotot e kandidatëve të maxhorancës

Açka akuza socialistëve: Në dy makina kriminelësh,

Deputeti i maxhorancës Petrio Koçi, teksa deklaroi se fitorja e mandatit të tretë qeverisës është edhe meritë e PD-së, shtoi se opozita është fajtore për vrasjen e aktivistit të PS-së Pjerin Xhuvani në Elbasan.

Nuk ka vonuar as kundërpërgjigjia e deputetes demokrate Flutura Açka e cila akuzoi maxhorancën se në dy makina kriminelësh, janë gjetur foto e dy kandidatëve për deputet nga radhët e maxhorancës.

"Zoti Koçi na quajti banditë ne të Elbasanit. Dua t'i kujtoj se asnjëri në asnjë makinë kriminelësh nuk është gjetur posteri i kandidatëve të opozitës. Ndërsa në dy makina kriminelësh janë gjetur imazhet e dy kandidatëve të maxhorancës," tha Açka.

Të fundit