Ditari i Opozitës

Açka: Kajmaku është kajmak, çdo bëjmë me gjizën, djathin e hirrën e prishur në pushtet

Açka: Kajmaku është kajmak, çdo bëjmë me

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar për rastin e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Agim Kajmaku i cili u kap me 20 kg lëndë narkotike kokainë në Itali.

Në një postim në Facebook, Açka shkruan se Kajmaku fundja mbetet ‘kajmak, por ajo që është më shumë shqetësues, është qeveria në pushtet, e cila ‘1 milion euro i ka para xhepi’.

Teksa ironizon qeverinë Rama, Açka përdor termat ‘hirrë, qumësht, kos, djathë e gjizë e prishur’ duke iu referuar aktorëve politikë në pushtet.

Postimi i plotë:

Kajmaku, si qeveria, jetë n’kajmak!

Pa u fashitur ekzaltimi nga pseudosamiti i Open Ballkan, ia behu Kajmaku.

Fundja Kajmaku kajmak është. Një milion euro një rrugë. Do ta ekstradojnë, do ia gjejnë telat, do ta lirojnë.

Çdo bëjmë me Hirrën, me Kumshtin, me Dhallën, Djathin që bie erë, Gjizën e krimbur, Kosin e mykur që i kemi në pushtet? Këta të fundit 1 milion euro i kanë pare xhepi.

Nuk ka SPAK që e fut në lak këtë bandë Monstrash.

Sa për opozitën nuk po flas, se ka kohë që është një bandë Trollash.

Açka: Kajmaku është kajmak, çdo bëjmë me

Të fundit