Flash News

Ditari i Opozitës

"Aeroporti i Kukësit, të ishte funksional 3 vite më parë", PD publikon videon: Rama, propagandë për të larguar vëmendjen nga skandali i inceneratorëve

"Aeroporti i Kukësit, të ishte funksional 3 vite më

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti, i është përgjigjur kryeministri Rama pas publikimit të pamjeve nga ky i fundit të kantierit të ndërtimit të Aeroportit të Kukësit.

Deklaratën e Ramës se “ky projekt do të jetë një pol ekonomik për verilindjen e vendit”, Teliti e ka cilësuar si propagandë për të larguar vëmendjen nga skandali, sipas tij, i aferës 400 milionëshe të inceneratorëve.

“I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe”, ka thënë Rama.

Reagimi i plotë i Telitit:

Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë.

E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen.

I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe.

????video

Të fundit