Flash News

Ditari i Opozitës

Afera e Beqajt, opozita bëri kallëzim 7 vite më parë. Prokuroria mbylli hetimet

Afera e Beqajt, opozita bëri kallëzim 7 vite më parë.

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht 7 vite më parë ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn për të njëjtat akuzë që po dalin në dritë ditët e fundit.

“Fiks 7 vjet më parë, kemi bërë denoncimin publik në lidhje me skandalin e ndërhyrjesh se Ministrit Ilir Beqaj në tenderin e barnave për të favorizuar miqtë dhe familjen e tij (siç hetimet e SPAK kanë evidentuar së fundmi)”, kujton deputetja demokrate Albana Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Opozita në Komisionin e Shëndetësisë që kryesoja në atë kohe, kërkoi dhe bëri disa dëgjesa me Ministrin e Shëndetësisë, kompani farmaceutike dhe palë të interesit. Jo vetëm kaq, por me një grup të Departamentit të Shëndetësisë në PD, hartuam dhe dorëzuam në Prokurorinë e Përgjithshme një Kallëzim Penal ndaj Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, në lidhje me skandalin e ndërhyrjes në tenderin e barnave (nga ana e Beqajt), për të favorizuar pikërisht kompaninë Delta me pronar mikun e ngushtë të tij”, shton ajo.

Prokuroria, thotë më tej Vokshi, më shpejt e mbylli se sa e hapi çështjen edhe pse dëmi financiar por mbi të gjitha shëndetësor ishte shumë i madh.

 “7 vite pas, jemi në pikën fillestare, në një rreth vicioz, ku SPAK po heton lidhjen Beqaj-Delta, atë duhet të kishte bërë Prokuroria 7 vite më parë… Pse drejtësia ka heshtur kaq vite?? A mban kush përgjegjësi për këtë??  PD mbetet e gatshme të vërë në dispozicion të SPAK çdo informacion që disponon në lidhje me këtë skandal”, përfundon ajo.

 

Të fundit