Flash News

Ditari i Opozitës

Afera Rama-McGonigal, Berisha: Kongresi i SHBA po hap hetim, SPAK-u i partisë rri "duarkyq"

Afera Rama-McGonigal, Berisha: Kongresi i SHBA po hap hetim, SPAK-u i

Kryetari demokrat, Sali Berisha në fjalën e tij në foltoren e Kuvendin ka denoncuar sërish aferën Rama-McGonigal.

Berisha u shpreh se Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka, Agron Neza kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminale.

"Unë u them ju një gjë, nuk keni pse vendosni një hipotekë të tillë ndaj një njeriu i cili është objekt hetimi të rëndë. Objekt hetimi të thellë në SHBA. Për herë të parë në historinë e vendit, Shqipëria përfaqësohej nga një delinkuent. Po, po dhe jo se e them unë, e thotë gjykata amerikane, e thotë kongresi amerikan. Nuk ka turp më të madh se kjo.

Dhe përsëri SPAK-u i partisë nuk hap hetim. Po a ka dëshmi më flagrante se sa nënshtrimi i plotë ndaj Edi Ramës. Po hap Kongresi i SHBA hetim, pa le më prokuroria dhe gjykata. Këtu ai ka kryer veprimtari kriminale.

Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka, Agron Neza kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminale. Kanë kryer veprime kundër opozitës. Kanë kryer veprime kundër biznesit”, tha Berisha.

Të fundit