Flash News

Ditari i Opozitës

Afera Rama-McGonigal, Berisha: Kemi çuar dosjen me dëshmitarë konkretë në SKAP, Dumani e mban në sirtar

Afera Rama-McGonigal, Berisha: Kemi çuar dosjen me dëshmitarë

Kreu i PD, Sali Berisha tha nga një deklaratë për mediat se opozita ka dorëzuar në SPAK dosjen me dëshmitarë konkretë të dosjes "McGonigal", ku është i përfshirë Rama.

Sipas Berishës, Altin Dumani e mban dosjen e fshehur duke u bërë kështu mburojë e kryeministrit.

"Pra, të gjitha këto i fsheh Altin Dumani në mënyrën më kriminale, më të papërgjegjshme. Të gjitha këto i mbyll në sirtar Altin Dumani, sepse Altin Dumani është një mercenar që nuk ka dinjitet, nuk ka nder, nuk ka integritet, por që fshin këpucët e padronit të tij.

Opozita ka çuar dosjen në SKAP, të cilën Altin Dumani e mban në sirtar për McGonigalin. Opozita ka paraqitur dëshmitarëve të cilëve Agron Neza, McGonigali dhe Dorian Duçka u kanë kërkuar miliona për këto apo ato veprime. Altin Dumani fsheh dosjen, fsheh porovat, fsheh faktet. Qëndron si mercenar mburojë e kriminelëve si Edi Rama, Agron Neza, Dorian Duçka", deklaroi Berisha.

Të fundit