Flash News

Ditari i Opozitës

Agim Nesho i ‘përvishet’ Ramës: Bëri debat pa asnjë interes në OKB, shkeli rregullat

Agim Nesho i ‘përvishet’ Ramës: Bëri debat pa

Diplomati Agim Nesho ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që u drejtuar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se debati që bëri me përfaqësuesin rus ishte pa interes duke shtuar se kreu i qeverisë sonë shkeli rregulloren.

“Rama e tejkaloi në debatin që bëri me ambasadorin rus. Çështja e Ukrainës duhet të prevalojë. Debati ishte pa interes, ku ambasadori rus filloi t’i jepte leksione  për procedurën e Këshillit.

Pavarësisht mjeshtërisë së piarit që Ramës nuk i mungon, pjesa tjetër është për ta përgëzuar, mbrojti atë linjën që shqiptarët e kanë kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe. Rama ishte në një ngërç të madh. Rama bëri një show për veten e tij për arsye sepse dje dhe sot është bërë një diskutim për çështjen Mc Gonigal”-tha ai.

 

Të fundit