Flash News

Ditari i Opozitës

Agresioni i aksionerit të “Air Albania” ndaj gazetarit, PD: Institucionet të vihen në lëvizje!

Agresioni i aksionerit të “Air Albania” ndaj gazetarit, PD:

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar për dhunën e ushtruar nga aksionari i stadiumit ‘Air Albania’, ndaj gazetarit dhe operatorit të emisionit investigativ ‘Piranjat’.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaferri shkruan se ky është një sulm ndaj medias dhe transparencës dhe se instancat përkatëse duhet të marrin masa. 

Postimi i plotë:

Agresioni i aksionerit të “Air Albania” ndaj gazetarit të Piranjave, institucionet të vihen në lëvizje!

Dënoj ashpër agresionin e aksionerit të kompanisë “Air Albania” Sinan Idrizi ndaj gazetarit të “Piranjave” Edon Kuqi dhe kameramanit të këtij emisioni, që kishin shkuar aty për të marrë informacion në kuadër të një investigimi.

Sinan Idriz dhe vartësit e tij, që do duhet të përgjigjen përpara institucioneve për udhëtimet e Edi Ramës në mungesë të plotë transparence me avionët e kësaj kompanie, në vend që ti përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve zgjodhën të përgjigjen përmes kërcënimeve dhe kanosjes.

Ky nuk është një sulm vetëm ndaj Edon Kuqit, por një sulm ndaj medias dhe transparencës, ndaj kërkoj që instancat të vihen në lëvizje

Të fundit