Flash News

Ditari i Opozitës

Agron Gjekmarkaj jep argumentet: Pse mbështes Berishën dhe jo më Bashën

Agron Gjekmarkaj jep argumentet: Pse mbështes Berishën dhe jo më

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka sqaruar pozicionimin e tij publik në krah të Sali Berishës në konfliktin e gjatë ku është përfshirë PD.

I ftuar në emisionin Now në Euronews  Albania, ai tha se tryeza e përbashkët ishte për të krijuar një strategji të përbashkët opozitare përballë qeverisë.

Në këto dy vite kemi konsumuar vërtetë shumë emocione negative, kemi  thënë fjalën e fundit, kemi qenë emocionalë, jemi përfshirë në beteja vëllavrasëse dhe të gjitha kanë çuar në një copëzim të opozitës dhe humbje të seriozitet përballë opinionit publik.

Duke parë gjendjen e opozitës që  e fragmentarizuar po e ndihmon shumë qeverinë, duke bjerrë misionin tonë  kryesor është momenti i fundit që kushdo ndjen një përgjegjësi për të shfrytëzuar çdo mundësi për ta ringritur PD.

Basha është ftuar në tryezën e përbashkët dhe nuk ka pranuar. Kjo tryezë ishte për të krijuar një strategji të përbashkët opozitare”, tha Gjekmarkaj.

 

Të fundit