Flash News

Ditari i Opozitës

Agron Shehaj “mund” Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në njësinë nr.10

Agron Shehaj “mund” Sali Berishën dhe Lulzim Bashën

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi njoftoi mëngjesin e sotëm mbylljen e numërimit elektronik në Njësinë numër 10 në Tiranë, ku fituese u shpall Partia Socialiste.

Në listën e votave që kanë marrë kandidatët për deputetë në njësinë 10, vëmë re se nga Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, kandidati që ka marrë më shumë vota rezulton Agron Shehaj, i ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe Oriela Nebiaj me 469 vota.

Shehaj, ndonëse me një eksperiencë më të shkurtër në politikë se Basha apo Berisha, është votuar më shumë nga qytetarët e Tiranës, duke i lënë pas liderët e PD-së.

Po ashtu dhe moderatorja e kandidatja për deputete Ori Nebiaj ka patur mbështetës të shumtë në njësinë nr.10.

PD-AN          

Lulzim Basha 492
Jorida Tabaku 286
Sali Berisha 238
Agron Shehaj 525
Oriela Nebiaj 469
Dashamir Shehi 355

Në total 4464

 

Të fundit