Flash News

Ditari i Opozitës

"Ai synon punëtorë nga Bangladeshi, unë investime europiane", Basha nga Vau i Dejës: Rama shkatërroi arsimin

"Ai synon punëtorë nga Bangladeshi, unë investime
Lulzim Basha me të rinjtë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Vaun e Dejës, ku zhvilloi një takim me të rinjtë. Ai akuzoi qeverinë aktuale se nuk ka punuar për arsimin, duke evidentuar se mësuesit nuk janë trajtuar në mënyrën e duhur, rënien e cilësisë së mësimdhënies  dhe mungesën e infrastrukturës.

"Të pa respektuar, të pa paguar që nuk janë në gjendje të mbajnë fëmijët e tyre, të shpërndarë larg vendbanimeve që do të thotë kosto e rritur e transportit. Gjëja e parë që do të korrigjojmë është që ne do t’i kthejmë dinjitetin arsimtarëve shqiptarë duke ju rritur pagat dhe duke ju bërë të mundur që ata detyrën e tyre që është e dyta më e shenjta pas prindit ta kryejnë me dinjitet dhe me përgjegjësi maksimale. Dhe vetëm në këtë mënyrë mund të flasim pastaj për hapat e tjerë, ku hapi i dytë është infrastruktura fizike", tha Basha.

Ky i fundit tha se ndërsa kryeministri Edi rama "propagandon" se po hap shkolla, Shqipëria po shpopullohet.

"Mburret se ka hapur shkollat por në fakt e vërteta është që nën Edi Ramën Shqipërisë i janë mbyllur mbi 400 shkolla sepse Shqipëria është shpopulluar sepse familjet janë tkurrur sepse çiftet e reja bëjnë më pak fëmijë, sepse vetëm 8 vite 500 mijë janë larguar në emigracion", shtoi Basha.

Ai iu prezantoi të rinjëve planin e PD-së për arsimin, por që mbështetet dhe në punësimin e tyre. Basha tha se ndryshe nga kryeministri që 'synon të sjellë punëtorë nga Bangladeshi', ai do rrisë investimet europiane.

Të fundit