Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Damir Fazlliç nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga qeveria ime, investoi edhe gjatë qeverisjes së Ramës

Berisha: Damir Fazlliç nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga

Kryedemokrati Sali Berisha publikoi sot vendimin e njoftuar nga Britania e Madhe për ndalimin e hyrjes së tij në territorin britanik. Berisha tha se akuzat e britanikëve i referoheshin korrupsionit, pa cituar askënd tjetër nga familja përpos kryedemokratit.

Mes akuzave të përmendura nga Britania, citohej edhe marrëdhënia e kryedemokratit me biznesmenin Damir Fazlliç ku sipas qeverisë britanike Berisha e ka mbrojtur kur ndaj Fazlliç kanë dalë prova infkirminuese.

Kreu i PD-së deklaroi se nuk ka qenë në dijeni se Fazlliç ka qenë i paditur për aktivitet kriminal. Berisha shtoi se asokohe nuk është provuar asnjë shkelje nga ana e Fazlliç dhe akuza për të cilën ai po hetohej nga prokurorja Ina Rama ishin blerja e tokave private me para private.

Berisha deklaroi se Damir Fazlliç nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga qeveria e tij.

“Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.

Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike”, deklaroi Berisha.

Të fundit