Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Diplomatët e DASH kanë bërë presion që të arrihet konsensus për çështjen time

Berisha: Diplomatët e DASH kanë bërë presion që të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e përjavshme se është njoftuar për ndalimin e hyrjes së tij në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Deklarata e lëshuar nga qeveria britanike vjen pasi kryeministri Edi Rama e tha në seancën e djeshme plenare në Kuvend.

Berisha u shpreh se pas vendimit të marrë nga britanikët qëndron përveç Edi Ramës edhe Lulzim Basha. Sipas kryedemokratit, janë të njëjtat burime të cilat janë përdorur edhe nga Departamenti i Shtetit, që sipas Berishës ka bërë presion që të arrihet konsensus për çështjen e tij.

“Në qoftë se SHBA i ndalon vizat një personi, falë një traktati që kanë vendet anglosaksone, automatikisht u ndalohet. Me çkuptova unë nga letra nuk është ky ndalim mbi bazën e këtij traktati. Rama njoftoi i pari. Të akuzosh një tjetër për një aferë të një personi 14 vite më parë që është zbardhur 100% do të thotë të jesh i mashtruar. Këtë mund ta bëjë vetëm mafia shqiptare. Burimet janë të njëjta. Kam pasur të dhëna të sigurta se diplomatë nga DASH kanë bërë presion duke thënë “tani që kemi arritur consensus për Ukrainën duhet të arrijmë consensus edhe për çështjen Berisha”, deklaroi kryedemokrati.

 

Të fundit