Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Bashës dhe Bardhit, Noka: Kur banda sillej në Elbasan, Luli e Gazi nuk lëvizën

Akuzat e Bashës dhe Bardhit, Noka: Kur banda sillej në Elbasan, Luli e

Deputeti Flamur Noka, i ftuar në studion e ‘Politiko’, deklaroi se synimi i Lulzim Bashës është të përbaltë figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Mendon se mund të ndodhë diku që një individ të përjashtojë partinë. Te ‘Foltorja’ është partia. Jo vetëm 4.500 firmëtarë, kryetar grup seksionesh, anëtar kryesie e partie. Janë dhjetëra mijëra demokratë që janë zgjuar, sepse Basha iu ka injektuar valium që Rama të livadhiste. Te ‘Foltorja’ është partia. Te partia është çatia. Kur je i pazotë të luftosh për të luftuar një betejë zgjedh rrugën e përbaltjes”, u shpreh Noka.

Deputeti sqaroi se akuzat e Bashës dhe Bardhit, kundrejt Berishës si i përfshirë në bashkëpunim me krimin, erdhën fill pasi ky i fundit deklaroi nga Lushnja se një bandit terrorizoi numëruesen e PD-së në Elbasan.

“Te ‘Foltorja’ e Lushnjes, Berisha akuzoi direkt shoqatën Lul-Gaz, si drejtues të një force politike që ka braktisur njerëzit në Elbasan. Njerëzit ishin në mëshirë të fatit dhe banda sillej duke i terrorizuar numëruesit dhe konsulentët e PD-së. Dhe as Luli e Gazi nuk lëvizën këmbët. Pas një dite erdhi kjo akuzë. Demokratët e Elbasanit pas asaj ngjarje tragjike u braktisën”, tha Noka.

Të fundit