Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Një kriminel tha “të shkurtoj gjuhën po përmende emrin e PD”, Bashën e kam udhëzuar gjatë fushatës

Berisha: Një kriminel tha “të shkurtoj gjuhën po

Ish-kryeministri Sali Berisha zbardhi një episod gjatë procesit zgjedhor. Sipas Berishës, teksa numëroheshin votat e PD-së, ‘një kriminel’ i ishte drejtuar numërueses “të shkurtoj gjuhën po përmende emrin e kësaj partie.”

“Në kohën kur numëruesja thërriste votat e PD-së, një kriminel në sallë i tha “të shkurtoj gjuhën po përmende emrin e kësaj partie.” Dhe ajo nënshtrohet. Po pse? se në heshtje ishte bërë kompromise krimin. Forcat politike s’bëjnë kurrë kompromis me krimin”, tha Berisha.

Pas deklaratës së Lulzim Bashës se bashkinë e Tiranës arriti ta fitonte duke larguar Berishën nnga fushata, ish-kryeministri deklaroi se ka qenë pranë kryedemokratit gjithmonë për ta udhëzuar gjatë fushatës.

“Kjo është e vërtetë sa fakti që ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Çdo natë kthehesha dhe ulesha me ish-kryetarin e partisë për ta udhëzuar për të nesërmen në fushatë”, tha Berisha.

Të fundit