Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: E kam penguar Bashën vetëm për një vendim, mori ultimatum nga Rraja për mos ardhur në Krujë

Berisha: E kam penguar Bashën vetëm për një vendim, mori

Pas deklaratave të Lulzim Bashës se Berisha e papenguar në disa vendime që ka marrë, nga ‘Foltorja’ e Fushë Krujës Berisha deklaroi se ka vetëm një vendim për të cilin e ka penguar Bashën.

Ish-lideri tha se e ka penguar Bashën vetëm për të mos lidhur aleancë me Edi Ramën. Njëherazi Berisha akuzoi Bashën se nuk zhvilloi fushatë në Krujë, sepse mori ultimatum nga klani Rraja.

"Shqipëria u shndërrua në protektorat të krimit. Ish-kryetari nuk erdhi dot në Krujë për të bërë fushatë për kandidatin sepse mori një ultimatum nga klani Rraja. Ligjin e mori në dorë krimi. Edhe në Parlament. Me dhjetëra ligje u votuan për balozët e krimit në Parlament që të merrnin tendera dhe koncesione. Kostoja publike me paratë. Shqipëria u ngjit ne çati e dyta për korrupsion. Opozita dështoi në çdo aksion dhe jo për fajin tuaj,  po për shkak të një kryetari që mendonte për interesat e tij. Dhe mendonte në mënyrë absolute si të shkonte bashkëqeverisje për Edi Ramën. Dhe nëse ka një vendim që e ka penguar Sali Berisha është vetëm ky vendim. Dhe e kam bërë me ndërgjegjien më të thellë se në aleancë me krimin dhe korrupsionin, do të ishte dita më e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kryetari peng kaloi nga mashtrimi në mashtrim, nga dështimi në dështim. Iku premtoi se do mbrojë votën, por vota u vodh dhe u rrëmbye në 2017, zgjedhjet lokale u braktisën. Vota u vodh si asnjëherë tjetër në vitin 2021”, u shpreh Berisha.

Të fundit