All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Akuzat për inceneratorin e Tiranës, Tabaku-Veliajt: Guxim i madh që u rikthye në Sharrë, do japë llogari për 25 mln € e vjedhura aty

All - Paragraf - 1

Akuzat për inceneratorin e Tiranës, Tabaku-Veliajt: Guxim i madh

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliajt, i cili akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ka tentuar të vjedhë 3 milionë euro në vit me landfillin e Sharrës.

All - Paragraf - 3

Sipas Tabakut, Veliaj dhe kryeministri Edi Rama nuk do i shpëtojnë ndëshkimit për paratë e dhëna kompanive fantazmë, siç i quan ajo.

Duhej guxim i madh nga ana e Veliajt te shfaqej sot ne Sharre, por përfaqësuesi me i denje i shpifjes dhe baltosjes, përgjegjësi per jeten e humbur te Ardit Gjoklajt u shfaq sot ne inceneratorin e Tiranes pa dhene asnje llogari per 25 mln eurot e vjedhura aty.

Ai qe nuk pastron dot plehrat e Tiranes, u përpoq me kot te pastroje pisllëqet e shefit te tij qe ka paguar 75 mil euro per inceneratore qe nuk ekzistojnë.

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk do te shpetojne nga përgjegjësia penale per miliona euro dhënë kompanive fantazmë per inceneratore qe nuk punojnë.

Të fundit