Ditari i Opozitës

Akuzat për lidhje me McGonigal, Berisha nxjerr foton: Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev

Akuzat për lidhje me McGonigal, Berisha nxjerr foton: Rama me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama me delgacionin e tij në vizitën që zhvilloi në Kiev të Ukrainës, vitin e kaluar.

Në foton e publikuar nga Berisha duket se i pranishëm në udhëtimin drejt Kievit dhe takimet e zhvilluara në Ukrainë, krah Ramës ka qenë edhe Dorian Duçka, ish-këshilltari i tij që akuzohet për lidhje me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

“Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev! Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka”, shkruan Berisha.

Akuzat për lidhje me McGonigal, Berisha nxjerr foton: Rama me

Nga ana tjetër, vetë Duçka ka refuzuar të komentojë akuzat që ngrihen ndaj tij.

Charles McGonigal u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e përfitimit të 225 mijë dollar dhe darka e takime të padeklaruara me zyrtarë në Shqipërië e vende të tjera të Ballkanit, përfshirë edhe takimet me Ramën.

Po ashtu, ish-zyrtari akuzohet për bashkëpunim me një oligark rus në një kohë kur bota kishte ndërmarrë sanksione ndaj biznesmenëve dhe oligarkëve rusë, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Të fundit