Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj fyen deputetët e PD në Kuvend: Mos ma bëj dorën ashtu legen

Alibeaj fyen deputetët e PD në Kuvend: Mos ma bëj dorën

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate e tone të ashpra mes deputetëve të djathtë, por edhe me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla.  

Shkak është bërë fakti se disa deputetë në listën e diskutantëve rezultojnë si folës jashtë grupeve parlamentare dhe jo si pjesë e PD-së.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se kjo është një vendimmarrje brenda vetë partisë, duke thënë se një gjë e tillë është bërë pas kërkesës së ardhur nga PD-ja, referuar grupit të Alibeaj. Kjo solli edhe një përplasje mes vetë deputetëve, kryesisht mes Flamur Nokës, Edmond Spahos, Tritan Shehut dhe Enkelejd Aliabejat.

Ndërkohë Alibeaj është dëgjuar duke fyer deputetin Tritan Shehu.

“Mos ma bëj dorën ashtu legen”, i ka thënë Alibeaj Shehut.

 Për pasojë seanca u ndërpre për 10 minuta. 

 

Të fundit