Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj nga Fieri: Shqipëria fitoi sonte, i sigurt se numërimi i votave do të jetë i pastër

Alibeaj nga Fieri: Shqipëria fitoi sonte, i sigurt se numërimi i

Kandidati i PD në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj deklaron se ditsa e sotme është një fitore e madhe për të gjithë.

Në një prononcim për mediat, Alibeja thotë se sonte fitoi Shqipëria fitoi sonte dhe shprehet si sigurt se edhe numërimi i votave do të jetë i pastër dhe korrekt për të siguruar fitoren për të cilin vendi ka nevojë.

“Kjo është një fitore e madhe për të gjithë. Një fitore e madhe për qytetarët e Fierit. Eshte fitorja me e madhe e PD ne Fier. Është koha të nisim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Faleminderit shumë që besuat në rrugën tonë, faleminderit për vendosmërinë tuaj, për përkushtimin tuaj. Shqipëria fitoi sonte. Ne fituam sonte. Kjo është një fitore e madhe! Unë jam i sigurt që numërimi i votave do të jetë i pastër dhe korrekt për të siguruar fitoren për të cilin vendi ka nevojë”, tha Alibeaj.

Të fundit