Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj takim me socialistët për Presidentin e ri/ “Rithemelimi”: Lojë e turpshme, nuk është i mandatuar

Alibeaj takim me socialistët për Presidentin e ri/

“Rithemelimi” thotë se Partia Demokratike nuk përfësohet në takimin që ka zhvilluar sot kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj me socialistët për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Duke e cilësuar një lojë të turpshme, “Rithemelimi” thekson se Alibeaj nuk ka asnjë mandat, as nga Partia Demokratike, as nga kryesia e grupit dhe grupi i saj parlamentar për të marrë pjesë dhe përfaqësuar ata në negociatat me përfaqesuesit e Edi Ramës.

Gjithashtu theksohet se qëndrimi i PD-së në lidhje me këtë çështje do të vendoset nga forumet më të larta të saj. Sipas “Rithemelimit”, demokratët nuk do të votojnë për President të zgjedhurin e Edi Ramës.

“Partia Demokratike, dënon me ashpërsinë më të madhe lojën me opozitë të emëruar të Edi Ramës si një lojë e turpshme, antidemokratike dhe destabilizuese. PD denoncon takimin e Enkelejd Alibeaj me trojkën Balla - Gjiknuri - Spiropali për përzgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me këtë rast, Partia Demokratike thekson se Enkelejd Alibejaj nuk ka asnjë mandat, as nga Partia Demokratike, e as nga kryesia e grupit dhe grupi i saj parlamentar për të marrë pjesë dhe përfaqësuar ata në negociatat me përfaqesuesit e Edi Ramës.

Takimi i Alibeajt është me zero efekt për Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar. Ai ka shkuar në takim i përzgjedhur haptas nga Taulant Balla. Së fundi, Partia Demokratike deklaron se qëndrimi i kësaj Partie dhe grupit të saj parlamentar në lidhje me këtë çështje do të vendoset vetëm nga forumet më të larta të saj. Në çdo rast, ky qëndrim do të jetë ai i një opozite të vërtetë. Deputetët e saj nuk do votojnë kurrë për President kandidatë të Edi Ramës apo të kulisave të tij të gatuar me opozitë të emëruar”, thuhet në reagim.

Alibeaj takim me socialistët për Presidentin e ri/

Të fundit