Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj thirri mbledhjen e grupit të PD pa Berishën, Këlliçi: Nuk ka tagër të vendosë se cilët deputetë do marrin pjesë

Alibeaj thirri mbledhjen e grupit të PD pa Berishën,

Nesër pritet mbahet mbledhja e grupit parlamentar i Partisë Demokratike, i thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Në mbledhje janë ftuar të gjitha anëtarët, përveç Sali Berishës, i cili është i përjashtuar nga grupi, por ky i fundit tha se do të jetë i pari që do të shkojë në mbledhje.

Deputeti Belind Këlliçi tha në Report TV se Alibeaj nuk ka asnjë tagër të caktojë se kush janë deputetët që do marrin pjesë në mbledhje, kjo sipas tij pasi me vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e statutit të Berishës, Alibeaj nuk e mban më postin e kryetarit të Komanduar.

“Nuk ka tagër që të caktojë se kush janë deputet të PD dhe se kush nuk janë, këtë e kanë caktua dhe vendosur me votë qytetarët më 25 prill. Basha që mori vendimmarrje personale, sot është i larguar në PD dhe ka të bëjë edhe me statutin për të larguar në mënyrë personale”, shpreh Këlliçi.

  

Të fundit