Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj u tërhoq nga ankimimi, gjykata e Apelit pushon çështjen

Alibeaj u tërhoq nga ankimimi, gjykata e Apelit pushon çështjen

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Enkelejd Alibeajt për të pushuar çështjen e ankimimit të statutit të Partisë Demokratike.

Lajmin për tërheqjen nga ankimimi e bëri me dije përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Indrit Sefa.

"Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje", tha Sefa.

Çështja në Apel zvarritej prej kohës, herë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe herë për shkak të kërkesës së palës së Alibeajt për ndryshimin e tyre.

Të fundit