Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Erion Veliaj rrezikoi vendin e Ramës

Alimehmeti: Erion Veliaj rrezikoi vendin e Ramës

Ilir Alimehmeti komentoi shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebahskiakut të Tiranës.

I ftuar në “Top Story” në Abc News, Alimehemti tha se Veliaj rrezikoi vendin e Ramës si kryeministër dhe sipas tij, kjo është arsyeja se pse Veliaj sot është një ish-kryebashkiak dhe i burgosur.

“Nëse në vitin 2019 do të kishte hyrë PD në zgjedhje Veliaj do të ishte shkarkuar që me mandatin e parë, se tani për të njëjtat çështje u shkarkua edhe tani. Duhet të kemi diçka parasysh që paratë tona të inceneratorëve vazhdojnë që të vidhen. Po shtoj një koment timin, mund të jetë dhe një mendim politik, por është e drejta ime që ta jap. Asgjë nuk e kishte gjetur Erion Veliajn nëse ky nuk do të kishte rrezikuar vendin e Edi Ramës. Ai nuk tha asgjë me gojën e vet, por ky ishte perceptimi, që ai do i zinte vendin Edi Ramës dhe do të ishte kryeministri i ardhshëm. Kjo mua më dhemb shumë, sepse Tirana dhe qytetarët që jetojnë e vuajnë shumë këtë, sepse vjen gjithmonë një kryetar bashkie që do ta përdorë këtë si shkallë, si levë politikë për t’u bërë kryeministër apo kryetar partie”, tha Alimehmeti.

Të fundit