Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Basha, defekti më i madh politik i Berishës

Alizoti: Basha, defekti më i madh politik i Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti deklaron se duhet që PD-ja të hyjë në një etapë të re me një koncept të ri dhe me modernizim të partisë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Alizoti shprehet se ky është një proces i një shoqërie autokratike që nuk ka pasur parti demokratike, as PD-ja dhe as PS-ja, por shton se kanë pasur parti liderësh.

“Liderët e mëdhenj nuk zëvendësohen në studio televizive. Unë nuk jam “Berishit”, por Berisha është në bregun e demokratëve njeriu që votohet më shumë.

Sali Berisha është një lider ballkanik. Liderët e mëdhenj lënë në pas një parti të dobët. Kjo parti sot do të vazhdojë me trashëgiminë e Sali Berishës. Kjo do kohën e saj shoqërore dhe politike. 

Zgjidhja e PD-së është kjo: Historia e Berishës me plotësimin në etapën e re që do të vijë PD-ja nesër, me koncept të ri, me një modernizim të partisë, por me identitetin e saj. Ky është një proces politik i një shoqërie autokratike e cila nuk ka pasur parti demokratike, as PD-ja dhe as PS-ja, ka pasur parti liderësh“, shprehet Alizoti.

Për Alizotin, Lulzim Basha ishte defekti më i madh politik i Sali Berishës.

“Unë nuk e kam votuar Bashën, ai ishte projeksion i Berishës dhe defekti më i madh politik i tij ishte Basha. Basha nuk ekziston, aty priza e projektorit ishte Berisha dhe në momentin që e hoqi prizën Basha u zhbë. Basha po përdoret në një mënyrë artificiale“, tha Alizoti.

Të fundit