Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Kuvendi nuk mund të bëhet oborri i kryeministrit

Alizoti: Kuvendi nuk mund të bëhet oborri i kryeministrit

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, gjatë fjalës në Kuvendi theksoi se moralisht kryetari i Kuvendit nuk po respekton rregullat demokratike, pasi nuk lejon opozitën të shprehë qëndrimet e saj.

Alizoti paralajmëroi se ndërprerja e seancës është precedent i rrezikshëm në historinë 30-vjeçare të Parlamentit shqiptar dhe nënvizoi se Kuvendi nuk mund të bëhet oborri i kryeministrit.

"Ligjërisht mund të jeni kryetar i Kuvendit, ama moralisht jo. Morali është një element që qëndron gjatë dhe është njerëzor e Parlamenti nuk mund të jetë oborri i kryeministrit, Kuvendi i përket shqiptarëve.

Shikoj në tendencë nga të gjithë ju që kur flet shumica, ju tentoni që të gjeni arsye të vazhdojnë ata.

Kërkoj në procesverbalin tuaj rikthimin e seancës, precedent politik dhe në drejtësi është akt i rrezikshëm.

Është hera e parë në këto 30 vite që ndërpritet seanca e këtij mandati kur njerëzit të mos diskutojnë, opozita ka fjalën dhe ju lutem, lërini njerëzit të diskutojnë.

Ju keni kartën e BE, demokracia e një vendi mbarë sa hapësira ka pakica.

Do ju lutesha edhe një herë, të rikthehet seanca e parë dhe bie dakord me parafolësit që ju të diskutoni, të ilustroni njerëzit për programin tuaj që do e çoni Shqipërinë, jo në BE, por që ta çoni edhe në kozmos. Do ju lutesha edhe një herë, bëhuni kryetar i Kuvendit dhe në demokraci nuk dominon shumica, por e drejta", tha Alizoti.

Të fundit