Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Rilindja me diletantë, ky mund të jetë parlamenti më tragjik

Alizoti: Rilindja me diletantë, ky mund të jetë parlamenti

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka komentuar zhvillimet e fundit pas seancave të para të kuvendit.

I ftuar në "Kafe Shqeto" në Syri Tv, Alizoti tha se ajo që pamë dje ishte Parlamenti më tragjik, pasi një pjesë e deputetëve nuk e kupton se çfarë është Kushtetuta.

"Shiko, situata duke qenë shumë tragjike është edhe komike. Mendoj që Kuvendi, ose fjala kuvend në gjuhën shqipe, brenda vetes ka doza të mëdha serioziteti. Pra ai kuvend aty, dje kishte një diskutim për çështjen e kushtetutës dhe një pjesë e madhe nuk e kupton në vetvete çfarë është kushtetuta. Që ligji themeltar, ligji baze që përcakton linjën e një shteti, a është shtet totalitar, diktatorial, demokratik, bazohet në kushtetutë, ata e shkelin në një mënyrë... me një diletantizëm sepse nuk e kuptojnë. Sepse fatkeqësia është, duhet thënë, njerëzit e kuptojnë që ky mund të jetë parlamenti më tragjik.

Balla dhe disa të tjerë janë njerëzit që e dinë mirë këtë gjë bashkë me liderin e tyre. Shiko, kur je tërë kohës me të keqen, ndonjëherë e kupton por edhe e shijon. Ky mund të jetë nga pjesa që e shijon këtë gjë. Megjithatë duhet thënë që parlamenti është tragjik, është turp ta them por është turp të jesh pjesë atje në Kuvendin Popullor të Shqipërisë me një pjesë të madhe të atyre që do kesh dhe do të shikohen, lëkundje të forta sizmike.

Nuk kemi të bëjmë me politikë. Si mund të jesh më  votuari. Këtë e dinë të gjithë. Nuk mban dot një fjalim politik. Po të kishin lënë këta më të votuarit e di ti se çfarë emri do më kishin vënë mua apo kolegëve. Do të ndërtosh ligje, do japësh një vizion për këtë vend", deklaroi Alizoti.

Të fundit