Flash News

Ditari i Opozitës

Ambasada shqiptare paguan sallën e takimit elektoral të PS, Këlliçi: Task Forcën e SPAK e ka parë njeri?

Ambasada shqiptare paguan sallën e takimit elektoral të PS,

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 29 Mars do të jetë në Kretë të Greqisë, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Pas Athinës dhe Selanikut, në maj dhe nëntor 2024, ai mbërrin në Kretë më 29 mars për të mbajtur një fjalim në stadiumin e mbyllur Kladissos në orën 18:00 në Kretë.

“Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë”, ka njoftuar Rama para disa ditësh.

Kërkesa për dhënien me leje  të hapësirës është dorëzuar nga Ambasada Shqiptare në Athinë pranë autoritetit bashkiak dhe është miratuar unanimisht nga këshilli bashkiak, shkruan media greke “Zarpanews.gr.”

Lidhur me këtë denoncim, ka reaguar drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, i cili e ka konsideruar aktin si “skandaloz” dhe e ka quajtur si krim zgjedhor që duhet të dënohet. Ndaj, ai u ka drejtuar një thirrje autoriteteve shqiptare të veprojnë në përputhje me ligjin.

"Edi Rama kryen krim zgjedhor! 
Nën peshën e rëndë të korrupsionit të shfrenuar qeveritar, kreu i organizatës vazhdon të përdorë gjithë pushtetin e tij, duke abuzuar dhe kryer krim zgjedhor, pa u shqetësuar aspak! 
Media greke “Zarpanews” konstaton se ambasada e Shqipërisë në Greqi ka kryer pagesën e një salle, në të cilën Edi Rama zhvillon takim elektoral.
Kjo është skandaloze, dhe jo vetëm pse ndodh kaq haptaz, por akoma më shumë…
Është krim zgjedhor, dhe si i tillë duhet dënuar!!! 
Task Forcën e SPAK për krimet zgjedhore e ka parë njeri ku është?!", shkruan Këlliçi. 

Të fundit