Flash News

Ditari i Opozitës

"Ambasadori i BE mori Ramën në telefon...", Berisha zbardh prapaskenat e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

"Ambasadori i BE mori Ramën në telefon...", Berisha zbardh

Kreu i PD Sali Berisha ka zbardhur prapaskenat e zgjedhjes së Endrit Shabant në postin e Avokatit të Popullit, duke iu kundërpërgjigjur edhe Taulant Ballës, pasi e etiketoi si “kandidat të opozitës”.

Nga selia blu, Berisha ka zbardhur një bisedë mes ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe kryeministrit Rama, kur ky i fundit e ka kundërshtuar kategorikisht dhe ka vendosur në mënyrë të prerë që Shabani të bëhej Avokat i Popullit.

“Sa i përket deklaratës së Taos, duhet të them vetëm kaq që PD, nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizmit damkosjen e tyre ndërkombëtare. Shumë shpejt do të paraqesim në publikim botimin tonë prek 1500 faqesh për farsën elektorale.

PD u angazhua në një proces duke menduar se në mbështetje të rekomandimeve të OSBE-ODHIR do të mund të bëheshin ndryshime në kuadrin zgjedhore, me bindjen se çdo ndryshim nuk sjell zgjedhje të lira sa kohë që Rama është në pushtet. Por me aktin që kryen me avokatin e Popullit shkelmuan çdo parim të bashkëpunimit minimal.

Zgjodhën Avokat njeriun e tij, që hynte e dilte e bënte pazare me të në zyrën e tij. Rama zgjodhi Avokat njeriun të cilit firmat ii shin dhënë për të qenë në listë dhe ky ishte një gabim por kurrë për të qenë Avokat i Popullit, Firmat  dhëna, gabim e kam kërkur ndjesë, u tërhoqën të gjitha me firmë nga autorët e atyre firmave, por kjo nuk pati rëndësi, zgjodhi Avokatin që donte.

M.q.s ai doli sot me lavdërime, nuk është në natyrën time të nxjerr gjëra konfidenciale por ky person kaq i pakarakter gjer në datën e ditës para votimit, përfaqësuesit tonë i ka thënë që “Unë s’jam dakord për Endri Shabanin”, por këtë e vendos Rama”. Se Çfarë ka biseduar me ambasadorin e BE nuk e di mirë, por ky ka komunikuar me Ramën dhe Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë se Avokati i tij do të jetë Endri Shabani”, deklaroi Berisha.

Të fundit